Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e Bashës: Si mbledhjet e byrosë politike dikur, presin autokritikë nga ne

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 10:04

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, tha se nuk e merr fare në konsideratë vendimin e kryesisë së PD për pezullimin e tij, pas pjesëmarrjes në protestën e 8 janarit. Shehu dhe një grup prej 20 anëtarësh, mes tyre edhe disa deputetë të tjerë, ishin në listën e të pezulluarve nga partia, një vendimi marrë ky nga kryesia e PD në orët e para të mëngjesit të së martës. Ndërkohë Sali Berisha dhe 8 anëtarë të tjerë të PD, mes tyre 7 anëtarët e komisionit të rithemelimit, janë përjashtuar përgjithmonë nga partia. “Ata kanë mentalitetin e Enver Hoxhës, edhe sot imituan mbledhjet e dikurshme të byrosë politike, presin autokritikë nga ne. E kuptoni sa qesharake është. Mos u merrni me ta, PD tashmë po forcohet dhe lufta me këtë regjim do të forcohet”, tha deputeti demokrat.