Tritan Shehu: Vaksinimi nuk zgjidhet me qindra doza, qeveria të bëjë transparencë, të reagojë Prokuroria

Që prej dy ditësh, në Shqipëri ka nisur vaksinimi ndaj koronavirusit, ku Edi Rama ishte një nga personat e parë që mori dozën nga Pfizer. Megjithatë, pyetja më e madhe që ende nuk ka marrë përgjigje, është se nga kanë ardhur 975 dozat e para.

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, foli në A2, duke theksuar se qeveria duhet të bëjë menjëherë transparencë. Ai thekson se gjithsesi, ky problem nuk zgjidhet me qindra doza që kanë ardhur deri në këtë moment. Për Shehun, Prokuroria shqiptare duhet të reagojë mbi këtë çështje.