Triumfon Abdulrazak Gurnah, Nobeli për Letërsinë shkon për novelistin nga Tanzania

Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2021 iu akordua shkrimtarit nga Zanzibari, Abdulrazak Gurnah, për një vepër të vitit 1994.

Çmimi iu dha shkrimtarit me motivacionin “për depërtimin e pakompromis dhe të dhembshur tek efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në humnerën mes kulturave dhe kontinenteve”.

Vepra e shkruar nga Gurnah, “Parajsa”, ishte ajo që e bëri të famshëm shkrimtarin në skenën botërore. Ajo u shkrua prej tij pas një udhëtimi në Afrikën Lindore rreth vitit 1990 dhe tregon një histori të trishtë dashurie ku përplasen dy botë të ndryshme dhe dy sisteme besimi.