Tronditet Peja, vriten dy zyrtarë të PDK, Kurti: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bën thirrje për zbardhjen e shpejtë të vrasjes së dyfishtë në Pejë. Dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës. Autoritetet rajonale, thonë se shkak është bërë një konflikt i çastit.