Trump bllokon fondet për OBSH-në: Gaboi në detyrën bazë

Pasi e kishte paralajmëruar disa herë, me kritika të shumëfishta, Donald Trump zyrtarizoi divorcin e administratës së tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në konferencën e përditshme për shtyp, presidenti amerikan zyrtarizoi faktin që Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë kontributin e tyre ndaj organizatës ndërkombëtare, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Shtetet e Bashkuara kanë qenë nga viti 1948 kontributori i parë i OBSH-së, me fonde që shkojnë deri në 500 milionë dollarë në vit.