Trump i rikthehet fushatës, tubim me mijëra mbështetës në Florida: Do të vij aty dhe do t’iu puth të gjithëve

Presidenti amerikan Donald Trump i është rikthyer aktiviteteve elektorale më pak se dy javë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Mijëra vetë u mblodhën në një tubim të zhvilluar në ambient të mbyllur në Sanford të Floridas, ku Trump bëri të parën e katër ndalesave të planfikuara përgjatë 4 ditëve në shtetet e lëkundura.