Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

"Tulipani i zi" i historisë së kinemasë, Alain Delon sot feston 87-vjetorin

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 06:58 | Showbiz
"Tulipani i zi" i historisë së kinemasë, Alain Delon

Alain Delon njihet si një nga aktorët më të shquar të Evropës. Fëmijëria e tij nuk ishte aspak e lehtë. U braktis që katër vjeç nga prindërit e sapodivorcuar. Një plagë që shënjon aktorin, i cili ka pasur një adoleshencë jo të qetë.

Delon entuziazmoi me filma si "Tulipani i zi" e "Zorro", duke ushqyer një pasion sekret për kinemanë autor. Gjatë karrierës së tij, Delon punoi me shumë regjisorë të njohur, duke përfshirë Luchino Visconti, Michelangelo Antonioni e shumë të tjerë. Jeta private e tij karakterizohet nga dashuri të çmendura, tetë fëmijë, pasione për kuajt e garës, boksin dhe kumarin. 

Sot Alain Delon, është bashkuar me djalin e madh Anthony dhe i ka dhuruar miqve të tij pjesën më të madhe të objekteve që simbolizonin vlerësimet që ka fituar gjatë karrierës kinematografike.

Delon ka shitur pjesën më të madhe të pasurisë, ai jeton në vetmi mes Zvicrës dhe Francës, ku ka varrosur 45 qentë e tij dhe ka përgatitur vendin, ku do të prehet për në udhëtimin e fundit dhe ku miqtë e tij mund ta vizitojnë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë