Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Turizmi malor, i bukur, por edhe i rrezikshëm. “Shtigjet” që duhen ndjekur për ta bërë të sigurt

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 15:44 | Aktualitet

Kjo fundjavë riktheu një histori, të ripërsëritur shpeshherë me turistët e huaj, që mbeten të bllokuar, kryesisht në veri të Shqipërisë. Aventura e 3 turistëve çekë, përfundoi mirë, pasi mbetën të bllokuar në kufirin mes Thethit e Valbonës, pikërisht në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Pas kërkesës së ndihmës, turistët u shpëtuan pas 2 operacioneve me helikopter të forcave ajrore. Turistët po eksploronin zonën por kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur. Aida Gjeçaj, nga Unioni Turistik, tregon në Ditarin e A2 CNN çfarë mund të bëjmë më shumë për të shmangur episode të tilla, si edhe për të promovuar turizmin malor për vendasit dhe të huajt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani