Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Turizmi në Shkodër, shpresat te Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 16:17 | Aktualitet
Turizmi në Shkodër, shpresat te Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Shkodra duket se po ndjen më rëndë nga të gjithë pasojat e pandemisë Covid-19. Përveç rasteve të shtuara me koronavirus, ky qytet duket se do të vuajë më shumë nga qytet e tjera edhe pasojat ekonomike, veçanërisht mungesën e turizmit.

Në Shkodër funksionon turizmi kulturor dhe ai i organizuar në grupe me ture njëditore. Dhe ky fakt, sipas drejtorit të turizmit në Bashki, jep një parashikim të zymtë për këtë sezon turistik, i cili në kushte normale duhej të kishte filluar.

“Parashikojmë në një sezon turistik të kompromentuar tashmë, me zbritje të numrit të turistëve. Sidomos zonat më të goditura do të jenë qyteti dhe zona e Thethit, ku prenotimet për vizitat realizohen 1 vit më parë, që tashmë janë anuluar në pjesën më të madhe të tyre”, tregon Gentian Mema.

Por kreu i turizmit në bashkinë e Shkodrës tregohet optimist nëse në javët në vijim do të lejohet të paktën hapja e kufijve me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Nëse do të ketë hapje të kufijve së shpejti shpresojmë të rikuperojmë diçka me turizmin bregdetar”.

Gjithsesi Mema shpreson se me përcaktimin e rregullave të lëvizjes qoftë edhe brenda vendit, Shkodra i ka kapacitet për të tërhequr vizitorët vendas në mënyrë që ky sezon i dështuar të shpëtohet sa të mundet. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli