Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Turizmi në Valbonë, sipërmarrësit: Na legalizoni investimet që kemi bërë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 16:01 | Aktualitet
Turizmi në Valbonë, sipërmarrësit: Na legalizoni investimet

Parku kombëtar i Valbonës, tashmë një atraksion turistik jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për ata të huajt, prej vitesh vazhdon të vuajë një handikap të pakuptimtë për gjithë banorët e zonës, mungesën e legalizimit dhe akteve të pronësisë për bujtinat dhe ndërtimet që janë bërë në këtë zonë.

Këtë problematikë, sipërmarrësit vendas ja kanë parashtruar edhe ministrit të Turizmit dhe Infrastrukturës, Blendi Klosit.

“Kemi arrit aty ku i kemi thënë aman derman shtetit. E kam biznesin tim, por nuk është i imi s’e nuk kam letër”, shprehet një prej sipërmarrësve.

Plani rregullues i Valbonës dhe sistemimi i ujërave të zeza mbeten sfidat e radhës të kësaj pike turistike malore me karakteristika të Veçanta jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu