Turizmi nën efektin e Covid-19, llogaritet 1 miliard euro humbje

Për çdo turist që do të mungojë këtë sezon, Shqipëria do të humbasë mesatarisht 53 euro në ditë. Kjo shifër rritet ndjeshëm për të huajt dhe duke konsideruar që fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë. Kjo për një humbje totale të pritur prej mbi 1 miliard euro, para që në të kundërt do të shkonin për akomodimin, shpenzime në bare, restorante, markete dhe shërbime të tjera.