Turizmi patriotik, vizitorët nga Kosova “në shpëtim” të sezonit

Turizmi patriotik është një nga fjalët kyçe të këtij sezoni veror, ku ekonomia shqiptare do të mbështetet për të zbutur ndikimin e fortë të pandemisë globale.

Nga 781 mijë të huaj që shkelën kufijtë shqiptarë gjatë gjysmës së parë të vitit, rreth 300 mijë janë vizitorë nga Kosova. Ndërsa pjesa tjetër plotësohet me shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia dhe shumë pak vizitorë të huaj.