Turqia kërkon tërheqjen e Çmimit Nobel për Peter Handke – A2

Turqia kërkon tërheqjen e Çmimit Nobel për Peter Handke

Zgjerohet bojkotimi i ceremonisë së dorëzimit të Çmimit Nobel për Letërsinë si dhe shtohen zërat kundër vlerësimit të shkrimtarit Peter Handke. Pas vendimeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Turqia i ka bërë thirrje Akademisë Mbretërore Suedeze që të tërheqë vendimin për dorëzimin e Nobelit ndaj austriakut.