Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Turqishtja, gjuhë e dytë? Kushi: Jemi në fazë studimi, nxënësit nuk do të detyrohen të mësojnë një gjuhë që nuk e duan

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 20:31 | Sociale
Turqishtja, gjuhë e dytë? Kushi: Jemi në fazë studimi,

Në lidhje me njoftimin që kanë marrë prindërit për mundësinë e futjes së gjuhës turke në programin mësimor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se gjithçka është në fazë studimi dhe askush nuk do të detyrohet që të mësojë një gjuhë që nuk dëshiron.

“Një ndër risitë më të bukura për këtë vit shkollor ka qenë gjuha angleze që në klasën e parë. Sipas kurrikulës së miratuar, në klasën e gjashtë, nxënësit nisin të mësojnë një gjuhë të dytë në klasë të gjashtë. Mund të jetë italisht, gjermanisht, frengjisht e kështu me radhë. Në lidhje me gjuhën turke, kemi nënshkruar disa marrëveshje në Turqi, mes tyre edhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Jemi angazhuar në këtë marrëveshje që të bëjmë një studim nëse ka interes për të mësuar turqishten si gjuhë me zgjedhje. Por, dua të theksoj se në Turqi, gjuha shqipe është përfshirë si gjuhë e dytë në disa zona”, tha Kushi.

“Ne nuk kemi marrë ende një vendim për këtë çështje. Pyetësor ka nisur që në muajin dhjetor, jo pas vizitës së Presidentit turk Erdogan. Sot që flasim, nuk kemi ende vendimmarrje dhe siguroj të gjithë prindërit që nuk do të ketë asnjë imponim për nxënësit për të mësuar gjuhën turke nëse nuk kanë interes”, shtoi Kushi.

https://a2news.com/2022/01/27/vetem-36-shkolla-pa-sistem-ngrohjeje-ministrja-e-arsimit-ne-debat-edhe-vende-te-zhvilluara-i-mbyllen-shkollat/

A2 CNN Livestream

Dita jonë