Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tusk për A2: Jeni gati sot, duhet ndryshim në disa kryeqytete europiane

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 15:27 | Politikë
Tusk për A2: Jeni gati sot, duhet ndryshim në disa kryeqytete

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në një prononcim ekskluziv për A2 dha se Shqipëria ishte gati për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Gazetarja e A2, Klementina Cenkollari, e cila ka ndjekur punimet e samitit të BE në Bruksel e pyeti zotin Tusk se çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të marrë përgjigje pozitive në maj.

“Shqipëria nuk duhet të ndryshojë ndonjë gjë. Të dy shtetet duhet të vazhdojnë procesin dhe komisioni ishte i qartë se çfarë duhet të përmirësojnë. Por problemi i vërtetë nuk është te Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ata janë gati sot, nuk kam dyshim për këtë. Na duhet ndryshim në disa kryeqytete europiane, jo në Tiranë dhe Shkup”.

I pyetur se çfarë duhej bërë për të ndryshuar mendimin e Presidentit francez, Macron, Tusk e mbylli me një batutë, duke e quajtur pyetje provokuese...

https://a2news.com/2019/10/18/nuk-do-te-hapen-negociatat-merkel-me-vjen-shume-keq-do-ti-rikthehemi-ceshtjes/
https://a2news.com/2019/10/18/macron-para-se-te-vendosim-per-zgjerim-duhet-te-reformojme-veten/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani