U gjet e plagosur, lëshohet në fluturim shqiponja e malit

Lëshohet në fluturim të lirë shqiponja e malit, një shpend që po shkon drejt zhdukjes në vendin tonë dhe natyrisht simboli ynë kombëtar. Kjo shqiponjë është gjetur e plagosur me armë zjarri përpara 2 muajsh në zonën e Skraparit dhe nuk ishte në gjendje të fluturonte.