U kap pas makinës së turistëve spanjollë, avokati i Kokëdhimës jep versionin e ngjarjes

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg Mihal Kokëdhimën, pronari i një restoranti në Porto Palermo i cili u përfshi në një video-skandal ku sulmonte disa turistë spanjollë. Pas përfundimit të seancës Av. Arjon Besimaj tha se do ta ankimojë vendimin, me shpresën se Gjykata Apelit nuk do ndikohet nga jehona mediatike që iu dha ngjarjes. Gjithashtu ai bëri edhe një përshkrim të asaj që kishte ndodhur, sipas palës mbrojtëse. “Turistët kanë vajtur në restorant për të ngrënë, pas pesë minutash janë ngritur dhe kanë ikur. i ka dalë zotëria përpara dhe i ka thënë “mos ikni pa bërë pagesën” dhe ndërkohë ka marrë Policinë në telefon, kjo është e verifikueshme shumë lehtë. Kur kanë parë që ka marrë Policinë i dhanë gaz makinës dhe e morën zvarrë Kokëdhimën dhe nuk ndaluan gjatë gjithë rrugës”, tha Besimaj. Mbi Kokëdhimën rëndojnë 3 akuza, për “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim te pronës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2