U shkarkua nga vetingu, “Strasburgu” rrëzon pretendimet e gjyqtares shqiptare

Gjykata e Strasburgut rrëzoi ankimin e paraqitur nga ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj, lidhur me procesin e vetingut në vend. Sipas kësaj gjykate, Xhoxhajt nuk i ishte shkelur asnjë e drejtë ligjore gjatë procesit që e shkarkoi nga detyra. Strasburgu arsyetonte se organet e vetingut në Shqipëri ishin të pavarura e të paanshme dhe se trupat e tyre ishin zgjedhur sipas ligjit.