Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U skualifikuan nga bashkia, qytetarët në Durrës protestë për banesat e dëmtuara

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 12:47 | Aktualitet
U skualifikuan nga bashkia, qytetarët në Durrës protestë

Qindra qytetarë në Durrës kanë nxituar në dyert e bashkisë, për dëmshpërblimet për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dy problematikat kryesore që kanë pasur qytetarët janë heqja e emrit nga lista e miratuar së fundmi nga këshilli bashkiak dhe mospërfitimi i dëmshpërblimit nga bankat pasi u kërkohet një kontratë me bashkinë para se të tërheqin lekët.

Këto problematika kanë bërë që njerëzit të dynden në dyert e bashkisë së Durrësit. Ndërkohë nga bashkia e Durrësit ende nuk ka një reagim zyrtar mbi situatën e krijuar, ndërsa pritet që ankesat të vijojnë pasi në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak janë skualifikuar nga dëmshpërblimi për banesat e dëmtuara mbi 2 mijë persona që iu ishin konstatuar banesat me dëmtime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani