Udhëheqësit shqiptarë dhe marrëdhënia me Trump

Mbi 80 milionë amerikanë kanë votuar para kohë në ato që konsiderohen si zgjedhjet më të pazakonta në historinë amerikane. Megjithë vështirësitë e situatës pandemike dhe klimës së tensionuar politike, entuziazmi i popullit amerikan nuk është shuar. Përkundrazi, numri rekord i votuesve të parakohshëm me postë ushqen shpresat se këtë vit mund të shënohet pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje, në më shumë se një shekull.

Infektime e vdekjet ditore me Covid-19 janë rritur ndjeshëm në më shumë se 39 shtete, por presidenti amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga tubimet madhështore e minimizimi i pandemisë, me shpresën se kështu do të ngushtojë diferencën me demokratin Joe Biden. Në një blic tubimesh në shtetet e lëkundura ai u kërkoi votuesve të zgjedhin mes Amerikës me bum ekonomik dhe Amerikës së zymte e të izoluar.

Sfiduesi demokrat Joe Biden, me përparësi të rehatshme në sondazhe, e hodhi spirancën në shtete tradicionalisht republikane si Xhorxha, nga ku akuzoi Donald Trump për fyerje të viktimave të covid-19 dhe përçarje të amerikaneve.