Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Udhëtimi i fundit, arkivoli i mbretëreshës në Pallatin Edinburgh, skocezët në lot

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 13:57 | Bota
Udhëtimi i fundit, arkivoli i mbretëreshës në Pallatin

Mbretëresha Elizabeta po bën udhëtimin e saj të fundit, dhe më të trishtin. Arkëmorti me trupin e monarkes së ndjerë u zhvendos nga kështjella e Balmoral në Skoci në pallatin mbretëror të Hollirudhaus në Ediburg, në një udhëtim që zgjati 6 orë. Kortezhi funebër, përparoi me ritëm hijerëndë, i përshëndetur nga njerëz të përlotur, teksa përshkonte grykat e thyera, fshatrat dhe qytetet e tokës që Elizabeta, ndoshta deshi më shumë. Arkëmorti ishte i mbuluar me flamurin e shtëpisë mbretërore Windsor, dhe ndiqej nga një Rolls Royve me në bord, princeshën Ana, vajza 72-vjeçare e mbretëreshës dhe bashkëshorti i saj Tim Lawrence.

 “Shumë njerëz kanë pritur këtu me orë të tëra. Sigurisht jemi të trishtuar, por kemi ndarë edhe kujtime të këndshme që kemi me mbretëreshën”, thotë një banore e Edinburgut.

 “Atmosfera është e zymtë, por njerëzit po tregojnë shumë respekt. Duartrokitje spontane nisën kur kortezhi kaloi këtu. Është një privilegj i madh t’i bësh homazh një jete të jetuar mirë. Ajo ishte një zonjë e mirë dhe ne do të na mungojë shumë”, thotë një tjetër.

Gjatë pasdites, mijëra njerëz pritet të rreshtohen anës rrugëve të Edinburgut, për të ndjekur procesionin e arkivolit, nga rezidenca zyrtare mbretërore drejt katedrales së Saint Giles.

Të shtëna me armë do të ketë çdo 1 minutë, me përshëndetjet e fundit që do të dëgjohen kur kortezhi mortor të ndalet jashtë katedrales. Pas homazheve dyditore, gjatë së cilave publiku do të ketë mundësi t'i japë lamtumirën e fundit sundimtares aq të dashur, të martën arkëmorti do të niset drejt Londrës.

Një ditë më vonë, do të zhvendoset nga Buckingham Palace në parlament, për të qëndruar i ekspozuar për publikun, deri në funeralin shtetëror më 19 shtator në Abacinë e Westminsterit. Edhe Mbreti, Charles III do të t’i bashkohet gjatë pasdites motrës dhe vëllezërve kur arkëmorti me trupin e nënës së tij do të mbërrijë në katedralen historike të St Giles, në kryeqytetin skocez.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli