Udhëzimi i ri, si përfitohen lejet shpërblyese dhe ato të veçanta për të burgosurit

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një udhëzim të ri sa i përket lejeve të veçanta dhe atyre shpërblyese për të burgosurit në të gjithë Republikën e Shqipërisë. I botuar në fletoren zyrtare udhëzimi përcakton qartë se si mund të përfitohen këto leje, ndërsa ka dhe ashpërsim të rregullave për të minimizuar abuzimet apo dhe thyerjen e tyre.