UEFA konfirmon ndërhyrjet politike: Qeveria zgjidhi çështjen

Gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, në raportin vjetor të Komitetit Ekzekutiv, vëmendje iu kushtua edhe Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, të mbajtur në shkurt të 2018-ës.
Një vit më parë, Armand Duka u zgjodh për mandatin e pestë, pasi fitoi garën përballë deputetit socialist Bashkim Fino.
Sipas zv.presidentit të UEFA-s, Grigori Surkis, qeveria e Tiranës ndërhyri, për të evituar ndikimin e politikës në procesin zgjedhor të Federatës së Futbollit.
“Komiteti u informua dhe mori në konsideratë disa çështje ndërmjet qeverive vendase dhe anëtarëve specifikë. Këtu përfshihen aksionet e qeverisë në Shqipëri, për të zgjidhur konfliktin shqetësues rreth ndikimit të politikës në procesin zgjedhor të Federatës”, deklaroi Surkis.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN