Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ukraina kërkon vullnetarë, shqiptarët i ndalon ligji të luftojnë në vende të tjera

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 19:43 | Aktualitet
Ukraina kërkon vullnetarë, shqiptarët i ndalon ligji të

Thirrjes publike të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj qytetarëve të huaj për t’iu bashkuar ushtrisë së tij kundër agresionit rus, i është dhënë zë përmes ambasadave të Ukrainës nëpër botë.

Njësoj ka vepruar ambasada e Ukrainës në Shqipëri, që përmes një postimi në Facebook fton vullnetarët që dëshirojnë t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, të dërgojnë një e-mail në një adresë të caktuar.

Por a është e mundur ligjërisht që shqiptarët t’i bashkohen, qoftë edhe vullnetarisht, ushtrisë ukrainase? 

“Bazuar në legjislacionin tonë, qytetarët shqiptarë mund t’i përgjigjen vetëm moralisht kësaj thirrjeje, pasi që të shkojnë fizikisht dhe të marrin pjesë në një konflikt të armatosur, legjislacioni ynë nuk e lejon”

Kodi Penal shqiptar do të lejonte përfshirjen në luftime vetëm për shqiptarët që janë nënshtetas të Ukrainë ose pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër Kodi Penal ndëshkon si vepër penale edhe nxitjen, rekrutimin, drejtimin, vënien në dispozicion të pajisjeve ose financimit dhe mbështetjen e shqiptarëve që mund t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë.

Për këto veprime parashikohet dënim nga 8 në 15 vite burg. Ndërkohë, thirrjet publike për këtë lloj veprimtarie janë të dënueshme dhe konsumimi i tyre mund të ndëshkohet deri në 3 vite burg. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani