Ulen prurjet në liqenin e Fierzës, hidrocentrali punon me 2 turbina

Pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit të shiut, niveli i ujit në liqenin e Fierzës, mbetet ende nën nivel e tij maksimal prej 296 metra mbi nivelin e detit.

Niveli i prurjeve në basenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht është më shumë se tre herë më i ulët se mesatarja e prurjeve që nga vënia e tij në punë. Kjo mesatare është 196 m3 në sekondë, por të dhënat e fundit tregojnë prurje shumë të ulëta, vetëm 60 m3 në sekondë.

Sipas të dhënave të prefekturës së Kukësit, Hidrocentrali i Fierzës, aktualisht po punon me 2 nga 4 turbinat ndërsa niveli është në 281.68 m.