Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ulet frika nga koronavirusi. Parqet dezinfektohen në fundjavë, qytetarët shijojnë "lirinë"

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 16:31 | Sociale
Ulet frika nga koronavirusi. Parqet dezinfektohen në fundjavë,

Higjiena personale është në dorë të individit, ndërsa strukturat shtetërore minimizojnë disi rrezikun. Dezinfektimi te Liqeni i Farkës u bë të premten nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë së Tiranës, siç ndodh thuajse çdo ditë pas orës 17.30, kur edhe fluksi i lëvizjeve bie.

Frekuentuesit e kësaj zone e shohin si diçka pozitive.

E diela shkakton dyndje në çdo vend ku fëmijët mund të luajnë.

Edhe ky territor u përshkua nga solucioni. Megjithatë, frika duket se është në shkallë shumë më të ulët sesa ajo e pikut të pandemisë. Mjafton të krahasohen pamjet e filmuara të shtunën e 11 prillit me këto të kësaj të diele, për të treguar diferencën e qasjes së qytetarëve ndaj koronavirusit.

Hapja po ndodh çdo ditë dhe frekuentimi i parqeve gjatë fundjavave është shndërruar në rutinë. Kur vjen puna te familja, distancimi social në këto raste duket si një vegim i largët i një ëndrre të keqe me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë