Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Universitetet në kaos, Ministria hesht

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 00:32 | Aktualitet
Universitetet në kaos, Ministria hesht

Universitetet janë në kaos të plotë. Në disa fakultete  bëhet mësim e në të tjerë vijon bojkoti dhe ngujimi i studentëve. Edhe pedagogët kanë dalë krah tyre duke kërkuar  ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Por ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë koment për situatën në shkollat e larta.

Në daljen e parë publike nga dikasteri që tashme drejton, ministria e arsimit Besa Shahini ka refuzuar të flasë për situatën në universitete dhe kërkesën e përsëritur nga studente e pedagoge për ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Ndërkohë,  deri mesditën e se enjtes senati i universitetit nuk ka arritur ti japë zgjidhje situatës së krijuar në fakultetet e tij  e as të dalë me vendime konkrete. 

Burime për A2news bëjnë të ditur se një grup  studentësh të drejtësisë kërkuan ndërhyrjen e rektorit Mynyr Koni për  rifillimin e mësimit. Mëngjesin e së premtes rektori pritet  të shkojë në fakultetin e drejtësisë i bllokuar prej javësh nga studentët e ngujuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë