Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Universitetet "online”, në Korçë studentët kërkojnë rikthim në auditorë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 14:12 | Sociale
Universitetet "online”, në Korçë studentët

Vendimi i qeverisë për moshapjen e universiteteve për shkak të situatës së pandemisë, i ka gjetur papërgatitur studentët e universitetit “Fan Stilian Noli” në Korçë.

Përveç shpenzimeve që kishin bërë studentët, duke zënë shtëpia me qira, duket se mësimi online nuk po përftohet nga 90 për qind e studentëve të këtij universiteti.

Përfaqësues të Këshillit studentor në Korçë, tregojnë disa nga vështirësitë e studenteve për të ndjekur mësimin on linë.

Sipas Kodhel Zëres, kryetarit të Këshillit Studentor “është java e dytë që ka filluar mësimi, dhe 90% e tyre nuk ka filluar mësimin. Shumë studentë nuk kanë infrastrukturën e duhur, shumë të tjerë vijnë nga zona rurale ku nuk ka internet, ose janë me ndihmë ekonomike dhe nuk mundet ta përballojnë koston e paketave të ndryshme”.

Në këtë situatë, studentët apelojnë për rikthimin në auditore dhe shpresojnë që qeveria mos ta zgjasë me mësimin online, pasi ky lloj mësimi nuk është aspak efikas.

Krahasuar me 1 vit më parë në Universitetin e Korçës, ka një numër më të madh regjistrimesh të studenteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani