Ura ku humbën jetën dy shqiptarë hidhet në erë me 1 ton dinamit

11 muaj pas shembjes tragjike që tronditi Xhenovan dhe gjithë Italinë, ura “Morandi” u hodh në erë për t’u rindërtuar edhe një herë nga e para. Për të rrëzuar dy këmbët e urës u deshën vetëm gjashtë sekonda dhe mbi një ton dinamit.

Në tragjedinë e 14 gushtit, më të rëndën e ndodhur ndonjëherë në Itali, humbën jetën të paktën 42 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN