Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Urgjenca e Elbasanit, sekondat e çmuara për shëndetin që humbin në trafik

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 12:20 | Aktualitet
Urgjenca e Elbasanit, sekondat e çmuara për shëndetin që

Sikur të mos mjaftojë fluksi i pacientëve në këtë periudhë me viroza të shumta, ekipi i urgjencës në spitalin rajonal të Elbasanit duhet të përballet edhe me trafikun dhe bllokimin e rrugëve, në rastet kur duhet të shkojnë më urgjencë pranë banesave që kanë persona të sëmurë. Kamera e A2 CNN ka ndjekur një rast të kodit të kuq që merr urgjenca e Elbasanit, për të kuptuar se çfarë përpjekjesh bëhen nga stafi i urgjencës dhe sa qytetarët ndihmojnë në realizmin e misionit.

Sfida e parë është që në dalje të qendrës spitalorë të Elbasanit. E ndërsa ambulanca lë spitalin, ky është trafiku që e pret në një prej rrugëve kryesore të Elbasanit.

Sikur të mos mjaftojë ngarkesa e trafikut parkimet dyshe thuajse në të gjitha rrugët e qytetit vështirësojnë akoma më shumë lëvizjen e ambulancës.

Një tjetër pengesë që has ambulanca janë edhe furgonët që furnizojnë njësitë tregtare, të cilët parkojnë orar pa orar e vend pa vend. E ndërsa përpiqen të çajnë trafikun nga ana tjetër të afërm të familjarit të sëmurë nevrikose dhe madje nisin të ofendojnë edhe stafin që përpiqet të mbërrijë sa më shpejt.

Rrugët pranë shkollave me mjete që parkojnë nga të dyja kahet janë një tjetër pengesë që i kushtojnë sekonda të çmuara ambulancës për të mbërritur në destinacion.

Dhe pasi ka kaluar thuajse të gjithë trafikun e qytetin sërish hyrja në qendrën spitalore me mjete te parkuara në kundërshtim me rregulloren është sfida e fundit përpara se i sëmuri të dërgohet në pavijon.

Dhe përballë kësaj situate ky staf që është 24 orë në 24 në funksion, lutet për mirëkuptim dhe ndërgjegjësim, pasi çdo sekondë në raste urgjente të shëndetit mund të ndajë jetën nga vdekja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani