Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Uria dhe puna në moshë minorene, efektet e pandemisë te fëmijët, dhuna në familje

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 14:06 | Bota
Uria dhe puna në moshë minorene, efektet e pandemisë te

"Save the Children" ka publikuar një raport për pasojat e pandemisë te fëmijët në botë, 6 muaj pas nisjes së emergjencës shëndetësore.

Të dhënat nuk janë aspak të mira. Mbyllja e shkollave ka sjellë pasoja tepër të rënda: uri, dhunë në familje, punë në moshë minorene dhe shkatërrim të një të ardhmeje të ndërtuar përgjatë viteve.

Në 2020, 117 milionë fëmijë në të gjithë botën mund të bien në varfëri; 9.7 milionë minorenë rrezikojnë të mos kthehen më në shkollë dhe 80 milionë fëmijë në të gjithë globin mund të mos vaksinohen.

Raporti është ndërtuar në bazë të një studimi të kryer në 37 shtete të ndryshme, në të cilin janë përfshirë më shumë se 25 mijë fëmijë e të rritur.

Shqipëria përmendet në këtë raport në seksionin e zërave që duhen dëgjuar. “Ajo që do të thoja është se duhet garantuar ndihmë sociale në ushqime, familjeve që kanë me të vërtetë nevojë”, thotë një 16-vjeçare nga Shqipëria.

Ndërsa një 12-vjeçare nga Kosova, u bën thirrje prindërve dhe atyre që përkujdesen për fëmijët që të punojnë më shumë me ta.

Sipas raportit “Mbroj një Gjeneratë”, 3 familje nga 4, kanë humbur një pjesë të të ardhurave, 2 në 3, nuk arrijnë të ushqejnë siç duhet fëmijët dhe 9 në 10 familje, nuk kanë qasje në kura mjekësore.

Më të goditurit janë ata që ishin në gjendje të keqe financiare përpara pandemisë. Save the Children rekomandon një përfshirje sa më të gjerë të qeverive dhe institucioneve arsimore e financiare për të luftuar këto efekte kaq negative të pandemisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë