Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Urimi për Berishën dhe situata në PD, Tabaku: Shpresoj të shkojmë drejt një bashkimi të partisë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 21:33 | Politikë
Urimi për Berishën dhe situata në PD, Tabaku: Shpresoj të

Në intervistën me gazetaren e A2 CNN, Merita Haklaj, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk harroi të uronte dhe liderin historik Sali Berisha për ditëlindjen e tij të 77-ë.

Mes të tjerash, Tabaku shprehu dhe dëshirën që Sali Berisha ta kalonte sa më shpejt këtë moment të vështirë.

“Atë që e kam uruar çdo vit. Shëndet, fuqi, sa më shumë energji për të, për familjen, për gjithë të dashurit e tij dhe unë shpresoj që të gjitha këto momente të vështira të kalojnë. Unë e kam të vështirë të ndaj në këtë çështje Joridën personale me Joridën profesionale, të them të drejtën edhe për lidhjen që kemi pasur me doktorin. Dhe sigurisht që unë jam pak më emocionale sesa duhet në politikë edhe për besimin që unë kam në figurën e tij. Dhe besoj se kur flas publikisht dhe politikisht, them pikërisht atë që e mendoj pa e rrëzuar në asnjë moment dhe pa e cenuar në asnjë moment figurën e tij”, tha Tabaku.

Nënkryetarja e PD, nuk la pa përmendur dhe vendimin e Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar, Berishën, lëvizje kjo që solli lëvizje të mëdha brenda demokratëve.

Sipas Tabakut, vendimi që mori kryedemokrati ishte i vështirë, por i pashmangshëm për të ardhmen e Partisë Demokratike.

“Argumentet dhe vendimet që u morën pikërisht për të evituar këtë situatë aktuale dhe për të evituar që kjo të ndodhte. E kam thënë disa herë dhe e përsëris. Ishte një vendim shumë i vështirë, por ishte i pashmangshëm. Ishte një vendim i pashmangshëm për të ardhmen e Partisë Demokratike për rrugëtimin që ne duam dhe për betejën që ne kemi me PS. Nuk e kemi me askënd brenda nesh. Unë mendoj që mos ta shohim këtë si një çështje teknike, statute apo interpretimi. Po ta shikojmë këtë si një çështje të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të përpiqemi të gjithë bashkë që ta bëjmë atë më të madhe. Edhe më demokratike”, përfundoi Tabaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani