“Vajza kozmike” e Virgin del në orbitë

Virgin Orbit lëshoi me sukses raketën e saj të parë në hapësirë. E gjatë 21 metra, ajo u hodh nga një avion Boeing 747 në lëvizje. E pagëzuar “vajza kozmike” ajo fluturoi mbi Paqësor dhe doli në orbitë. Kur u shkëput nga avioni, predha udhëtoi me një shpejtësi më të madhe se 27 mijë km/h. Virgin bëhet kështu kompania e tretë private që arrin në orbitë, pas SpaceX dhe Rocket Lab.