Vakancat në kushtetuese, procedurat përplasin opozitën dhe shumicën – A2

Vakancat në kushtetuese, procedurat përplasin opozitën dhe shumicën

Kuvendi pritet të votojë sot kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Përplasja institucionale mes Presidencës dhe Kuvendit lidhur me këtë proces duket se ka mbërritur dhe në seancën e sotme parlamentare. Në nisje të seancës, krerët e grupeve parlamentare të opozitës kërkuan sqarime nga Kryetari i Kuvendit në lidhje me kushtetutshmërinë e procedurës që do të ndiqet për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Deri dje jemi njoftuar që sipas rregullores së re të Kuvendit nuk ka debat kur votimi është i fshehtë”, tha Ralf Gjoni. “Sot njoftohemi që ka debat”.

Shkarkoni aplikacionin e A2