Vakancat te Kushtetuesja, Meta pezullon procesin: E ka radhën Kuvendi

Presidenti i Republikës ka vendosur të pezullojë procesin e përzgjedhjes së anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, duke mos e ushtruar këtë kompetencë për momentin. Në limitet e afatit ligjor, ai i ka dërguar një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë. Meta shpjegon se do të presë që fillimisht Kuvendi të plotësojë vakancat e veta, para se Kreu i Shtetit të plotësojë vakancën e dytë në kompetencë të tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2