Vaksina e Covid-19, Merkel: Do të kontribuojmë që të jetë për të gjithë

Gjermania do të japë kontribut të rëndësishme për të siguruar që vaksina kundër Covid-19, pasi të krijohet, të jetë e disponueshme për të gjithë rreth globit. Këtë e tha kancelarja Angela Merkel të shtunën. “Çdokush mund të preket nga virusi, kështu është detyra jonë që të punojmë së bashku rreth globit. Kjo nuk është vetëm një mundësi për të bashkëpunuar, por më shumë një nevojë. Gjermani do të marrë përsipër përgjegjësinë dhe do të sigurohet që pasi vaksina të jetë krijuar, të mbërrijë tek të gjithë njerëzit”, u shpreh Merkel.