Vaksina kundër koronavirusit, Australia nis testimin e dy modeleve

Lajm i mirë vjen nga Australia, ku ka nisur testimi në laborator i dy vaksinave eksperimentale kundër COVID-19. Të prodhuara nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike amerikane Inovio, ato morën dritën jeshile për testimin tek kafshët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).