“Vaksina mbron nga format e rënda të sëmundjes, por nuk dimë sa pengon përhapjen”, Kuli: Pas 6 muajsh marrim frymë lirisht

“Nëse vaksinimi rezulton me ritme të rregullta, do të kemi mundësi të marrim frymë lirisht pas 6 muajve të parë të vitit 2021”. Është ky optimizmi që na jep mjekja nga Komiteti i Vaksinimit Gjeorgjina Kuli.
E ftuar në studion e A2 CNN, në ditën e parë të vaksinimit në vendin tonë, Kuli tha se vaksina të mbron nga format e rënda të sëmundjes, por nuk e dimë sa pengon përhapjen.