Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vaksina “ndez” politikën, opozita akuza për falsifikim të shifrave, Manastirliu kundërshton

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 16:05 | Politikë
Vaksina “ndez” politikën, opozita akuza për falsifikim

Fushata e vaksinimit ndaj Covid-19 shkakton debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë. Opozita akuzon qeverinë për falsifikimin e shifrave të vaksinimit. Kryetarja demokrate Albana Vokshi ka debatuar me ministren e Shëndetësisë për fshehjen e të dhënave reale dhe për politizimin, sipas saj, të procesit të vaksinimit.

“Statistikat zyrtare, ndërkombëtare, të certifikuara, ku Shqipëria, me 805 mijë doza, është 28,3%. Pra, jemi të parafundit në rajon. Si mund të thoni jam krenare”, u shpreh Vokshi.

“Është fatkeqësi dhe ju lutem mos bëni politikë me vdekjen, sepse ua treguan shqiptarët edhe përgjigjen e politikës me vdekjen, është e mjerueshme. Sot, duhet të ishim duke folur ndryshe”, iu përgjigj Manastirliu.

https://a2news.com/2021/10/05/vokshi-qeveria-falsifikon-shifrat-e-vaksinimit/

Pas debatit politik mes Vokshit dhe Manastirliut, ekspertët e shëndetësisë kanë sqaruar se si përllogariten shifrat e vaksinimit referuar popullsisë target, mbi 18 vjeç. Deputetët e opozitës vijuan sulmet ndaj ministres Manastirliu për numrin e lartë të vdekjeve në vend dhe për keqmenaxhimin e situatës nga pandemia.

Gjatë diskutimit të marrëveshjes për blerjen e menjëhershme të 500 mijë dozave Pfizer, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se deri në fund të dhjetorit do të vijnë dhe 400 mijë të tjera përmes grupit COVAX. Ndërkohë, deri në mars të vitit të ardhshëm do të sigurohen 5 milionë doza anti-Covid.

https://a2news.com/2021/10/05/manastirliu-ne-komisionin-e-shendetesise-kemi-te-siguruara-mbi-5-milion-doza-vaksine-brenda-2022/

A2 CNN Livestream

Dita jonë