Vaksina për Covid-19, cili shtet do e sigurojë i pari? Qeveritë “superfinancojnë” përpjekjet

4 vite. Kjo është koha më e shpejtë ndonjëherë e prodhimit të një vaksine. Por, tashmë shkencëtarët janë në garë për realizimin e një të tille brenda një viti. Asnjëherë nuk janë vënë në dispozicion kaq fonde, miliarda dollarë nga të katër anët e botës për realizimin e një produkti që do të ndihmonte në vënien nën kontroll të pandemisë, ndërsa investitorët më të mëdhenj kanë qenë SHBA, Kina dhe vendet evropiane.