Vaksina, “viza” për në universitete: 11-17 tetor fushata masive, tampon çdo javë për studentët refuzues

Nga e hëna e 11 tetorit nis vaksinimi masiv në universitetet publike dhe private. Për një javë vaksinatorët do të vendosen pranë shkollave të larta për të vaksinuar studentët që nuk kanë marrë dozat anti-Covid. Ata që do të vijojnë të refuzojnë, do të hyjnë në auditorë, vetëm pasi të dorëzojnë çdo javë përgjigjen e tamponit për Covid.