Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vaksinë, ose pa punë! Qytetarët, dyshues për zbatimin e vendimit

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 17:09 | Aktualitet

Të punësuarit në administratën publike, qendra tregtare e supermarkete duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi apo test PCR para se të futen në ambientet e punës. Mirëpo urdhri i Ministrisë së Shëndetësi ka hasur skepticizëm dhe paqartësi te një pjesë e qytetarëve. Aktualisht mbetet ende e paqartë se si do kryhet procedura e kontrollimit të punonjësve, nëse certifikatat do paraqiten fizikisht apo nëpërmjet portalit e-Albania si dhe masat që do ndërmerren ndaj atyre që nuk paraqesin asnjë nga dokumentet e kërkuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë