Vaksinimi i detyruar, 30 shtatori është afati i fundit për mësuesit, pedagogët e studentët

Nuk do të lejohen në auditorët e shkollës, të universiteteve dhe as në konvikte të pavaksinuarit kundër Covid-19. Afati i fundit për studentët, mësuesit dhe pedagogët është 30 shtatori. Në muajin e hapur të vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të marrin dozat antikoronavirus për të patur një vit shkollor dhe akademik më të qetë.