Vaksinimi i studentëve, ende asnjë miratim me V.K.M. Hoxha: Presim rekomandimet e Komitetit

Fakultetet në kryeqytet kanë nisur ngritjen e stendave të vaksinimit për stafet pedagogjike, por mbi të gjitha për studentët. Nisja e vitit të ri akademik kërkohet të jetë e sigurt dhe kthimi në auditore, sipas autoriteteve shëndetësore, duhet të kalojë nga vaksinimi.