Vaksinimi i studentëve, interes i ulët në universitetet e rretheve

Në ditën e dytë të javës së vaksinimit masiv të studentëve, interesi i këtyre të fundit për të marrë vaksinat anti-Covid vijon të jetë i ulët. A2 CNN sjell situatën në Elbasan, Shkodër dhe Gjirokastër. Vetëm në Universitetin e Durrësit, ku mesditën e kësaj të marte ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u vërejtën studentë që prisnin në radhë për t’u vaksinuar.