Vaksinimi i studentëve në Vlorë, të rinjtë neglizhojnë, ende të pabindur

Vaksinimi kundër COVID-19 i të rinjve në përgjithësi por edhe i studentëve në mënyrë të veçantë duket se po has në kundërshtinë e këtyre të fundit.
Pavarësisht paralajmërimeve të dhëna se mësimi në auditore do të zhvillohet vetëm për studentët dhe stafin e pedagogëve që janë të vaksinuar, studentët duket ende nuk janë bindur për të marrë dozat e vaksinës.
Të pyetur nëse i kanë marrë vaksinat, disa prej studentëve të universitetit të Vlorës shprehen se jo. “Nuk kemi dëshirë ta bëjmë, me thënë të drejtën, por po na u kërkua do ta bëjmë” thonë për A2 disa studentë.
Zevendesrektorja e universitetit të Vlorës, Efrosina Londo, shprehet së për momentin nuk ka ndonjë urdhër për vaksinimin e detyrueshëm të studentëve, ndërsa në ambientet e universitetit po zbatohen masat anti covid me maska dhe distancën.
“Deri më tani ka një datë deri më 30 shtator, por nuk është e detyrueshme dhe kemi vënë pengesa, thjesht po zbatojmë protokollin”, thotë ajo.
Pritet të shikohet në ditët e para të muajit tetor nëse vaksinimi për studentet do të vendoset i detyrueshëm për ata që do të ndjekin mësimet në auditore.