Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksinimi me detyrim në Gjermani, Dollenberg: Omicron ka rritur infektimet, por janë ulur vdekjet

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 20:16 | Aktualitet
Vaksinimi me detyrim në Gjermani, Dollenberg: Omicron ka rritur infektimet,

Rritja e infektimeve për shkak të variantit Omicron ka detyruar ligjvënësit gjermanë që të paraqesin një projektligj për vaksinimin e detyrueshëm pavarësisht kundërshtive. Në studion e Debatit me Alba Alishanin, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg tha se deri më tani janë vaksinuar 70% e gjermanëve me dy doza dhe 50% me dozën përforcuese, por kjo sipas saj nuk e arriti objektivin e qeverisë.

“70% e gjermanëve të vaksinuar me dy doza dhe dozën e tretë më shumë se gjysma jemi të pakënaqur me këto shifra pasi synonim 80% të vaksinuar, pasi variantet e reja ishin të pamenaxhueshme. Vumë re që edhe të vaksinuarit infektoheshin, prandaj u propozua që vaksinimi të bëhet me detyrim”.

Sipas saj fillimi i viti ka nisur i qetë pasi me vaksinimin është arritur mbrojtje jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi sezonal. Dollenberg thekson se Omicron ka rritur infektimet por janë ulur vdekjet.

“Gjendja nga ana emocionale është e çoroditur pro sa i përket shifrave në klinikë nuk ëhstë rritur fillimi viti ka nisur i qetë pasi me vaksinimin arritëm një mbrojtje të mirë jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi. Është zhdukur pothuajse gripi. Ata që janë të vaksinuar ose infektuar ose riinfektuar nuk vijnë te mjeku se kalojnë me simptoma të lehta. Edhe Gjermania ka incidencë në rritje të rasteve të reja, dominant është Omicron. 30-40% janë me Omicron. Në dallim nga variantet paraardhëse, Omicron ka pasur për Gjermaninë një mortalitet të ulët. Shifrat janë në rritje, por vdekjet në ulje. Mund të shohim një fund të pandemisë për sa kohë pacientët po e kalojnë më lehtë”.

Duke sjellë në vëmendje kolapsin e sistemit spitalor para festave në Bajern, mjekja apelon për respektimin e masave.

“Nuk mund të frenojmë këtë pandemi që është gjithnjë me infektues, mesazhi nga OBSH është që të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha maskat. Maskat kirurgjikale nuk mjaftojnë. Detyrimi me vaksinim po bëhet akut dhe po punohet që në spitalet e thjeshta medikamentet kundër Covid të jenë të disponueshme.Para festave të fundvitit, Bajerni pati kolaps të sistemit spitalor se shtretërit e reanimacionit ishin të tejmbushur saqë u nevojit ndihma e Italisë për të transportuar pacientët në gjendje të rëndë, këtë situatë nuk e kemi në fillim të vitit. Që para fillimit të dhjetorit. Maskat kirurgjikale nuk janë të pranueshme”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli