Vaksinimi në Serbi, kryeministrja: S’merremi me gjeopolitikë, por shpëtojmë jetë

Serbia renditet ndër shtetet e botës që po çojnë përpara më së miri fushatën e imunizimit të qytetarëve ndaj koronavirusit. Kryeministrja, Ana Brnabic, e intervistuar nga CNN, ka treguar disa nga “sekretet” që shteti i saj ka përdorur për të arritur në këtë pikë. Sipas saj, në sigurimin e dozave nuk është parë vendi nga ishte prodhuar, Rusia apo Kina, por mjaftonte që vaksina të ishte e sigurtë dhe efikase. Brnabic nënvizon se imunizimi ndaj Covid-19 është çështje numër 1 për njerëzit përreth botës, dhe s’ka të bëjë me gjeopolitikën, por lidhet me shpëtimin e jetëve.