Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinohen 447 bluza të bardha, Manastirliu: Radhën e kanë të moshuarit

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 19:12 | Aktualitet
Vaksinohen 447 bluza të bardha, Manastirliu: Radhën e kanë

Procesi i parë i vaksinimit të bluzave të bardha vijon në stadiumin “Air Albania” me rreth 60 punonjës të stafeve mjekësore në ditë. Pas mjekëve të spitaleve Covid dhe epidemiologëve, këtë të hënë u vaksinuan edhe mjekët e infermierët e pediatrisë.

“Pas mjekëve, radha i takon të moshuarve. Shqipëria shpreson që brenda kësaj jave të ketë një përgjigje edhe nga Covax”, tha ministrja Manastirliu.

Me 975 vaksina të para të Pfizer të dhuruara nga një vend mik i BE, që mbetet i mister për qytetarët, do të kryhet edhe injeksioni i dytë i po të njëjtit grup të vaksinuar përgjatë këtyre ditëve. Sipas kreut të qeverisë në saj të marrëveshjes me Pfizer, këtë javë priten edhe 10 mijë doza të tjera. Ndërsa përgjatë shkurtit Kryeministri Rama tha se do të vijnë edhe rreth 31 mijë doza po nga Pfizer. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë