Vala e dytë në Spanjë, Madridi bëhet kryeqyteti i parë europian në izolim total

Madridi është kryeqyteti i parë Europian që rikthen izolimin për shkak të pandemisë koronavirus. 4.8 milionë banorët e tij dhe 9 qytete të tjera spanjolle do të duhet të respektojnë masa tepër strikte. Që prej të shtunës qarkullimi i banorëve do të jetë tepër i reduktuar. Ata do të mund të lënë banesat vetëm në raste të domosdoshme. Palestrat, restorantet, baret dhe bizneset e tjera do të mbyllen më herët, ndërsa kapaciteti i tyre do të jetë i përgjysmuar.